Ylli i Real Madrid Benzema do të përballet me gjyqin

Karim Benzema ishte akuzuar për çështjen e disa kasetave seksuale dhe tani ai do të përballet me gjyqin.

Është raportuar më herët se Benzema ka shantazhuar ish shokun e tij të skuadrës në Francë, Mathieu Valbulena, përmes disa kasetave seksuale. Këto veprime kanë rezultuar që prokurorët e Francës ta ftojnë në gjyq lojtarin, përcjell lajmi.net.

Marketing

Pikërisht për këto probleme, Benzema nuk është zgjedhur që të luajë për Francën që nga viti 2015.

Lojtari, sipas prokurorëve, ka paguar individë për të marrë para nga Valbulena, dhe e ka kërcënuar atë me kasetën që posedon.