Ylli i rrjeteve sociale firmos kontratën në UFC, fiton më shumë se profesionistët

Të gjithëve i ka rastisur të “takohen” të paktën një herë në rrjetet sociale si Instagram apo TikTok me personazhin Hasbulla Magomedov.

Marketing

Djaloshi 19-vjeçar që ka një sëmundje genetike e cila nuk e lejon të zhvillohet dhe në këtë formë të ngjasojë me një fëmijë, tashmë ka firmosur një kontratë pesëvjeçare me UFC, aty ku marrin pjesë luftëtarët më të zotë të botës.
Hasbulla, shpeshherë është parë në eventet e UFC si një fans i kësaj disipline duke krijuar një marrëdhënie të veçantë me presidentin e UFC, Dana White, po ashtu edhe me kampionin Khabib Nurmagomedov. Madje, Hasbulla ka nxitur edhe konflikt me Connor McGregor, megjithatë nëse po mendoni se rusi i vogël do të ndeshet me irlandezin, atëherë e keni gabim.

Kjo pasi kontrata e Hasbulla me UFC konsiston vetëm në paraqitjen e tij në ring si një promotor i sportit dhe jo për t’u ndeshur teksa Federata kërkon të përdorë popullaritetin e Hasbulla për të rritur shikueshmërinë e ndeshjeve në oktagon. Sakaq, edhe pse kontrata në shifra e Hasbulla nuk është bërë publike, persona zyrtarë në UFC deklarojnë se ai do të përfitojë ekonomikisht edhe më shumë se yje të këtij sporti.