Ylli i TikTok-ut ekzekutohet me armë zjarri, pamjet nga momenti i vrasjes

 

Influencerja e njohur e TikTok-ut në Irak ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Marketing

Mediat e huaja raportojnë se ylli i TikTok-ut Gufran Sawadi, e njohur me emrin Umm Fahad, është vrarë me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.

Influencerja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së saj. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe e gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zonë.

Video tregon autorin e armatosur, i cili qëllon drejt yllit të TikTok-ut. Pamjet u konfirmuan nga burime të sigurta të policisë së Bagdadit për CNN.

 

Sawadi ndante në TikTok video duke kërcyer. Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga autoritetet gjyqësore në Irak.

https://v16-web-newkey.tiktokcdn.com/6e5ba080c9c9a33170c58d76b6dbd791/662db6f5/video/tos/alisg/tos-alisg-pve-0037c001/oImxQI9EADEi0gbdwnNBfFwo8BUfiI49REJCXg/?a=1988&bti=NDU3ZjAwOg%3D%3D&ch=0&cr=3&dr=0&lr=tiktok_m&cd=0%7C0%7C1%7C&cv=1&br=2648&bt=1324&cs=0&ds=3&ft=piJEeMtw8Zmo0KiKd-4jVVMT-pWrKsd.&mime_type=video_mp4&qs=0&rc=PGVlZGg5OjxoODRmNjs3ZEBpM3g4aW45cjs3cjMzODczNEAtYjUuLl9eNWExNWMuXl5iYSNwaC1jMmRrcmZgLS1kMTFzcw%3D%3D&vvpl=1&l=20240427203817A7DC68213BDBC4F1F4AE&btag=e00090000

Në të kaluarën TikTokerja u dënua me gjashtë muaj burg për veprën penale të “prodhimit dhe publikimit të videove që përmbajnë shprehje të turpshme dhe të pahijshm , shkelje të mirësjelljes dhe moralit publik”, sipas një deklarate nga gjyqësori i Irakut

 

Marketing