Gjatë gjithë jetës time nën edukatën dhe kulturën me rëndësi dominante morale, që kam përfituar nga familja ime, kam qenë I prirur që udhëtimin tim jetësor ta kryej me ciltërsi dhe pastërti, pa asnjë tendencë për të etiketuar gjenin tim shoqërinë dhe organizatat ku kam vepruar.
Mirëpo, ndonjëherë, jo për tu konfliktuar me shpifësit të cilët lehin rrugës por për të vazhduar për të ruajtur ndershmerinë dhe autoritetin tim dhe të familjes, situata të detyron që të merresh edhe me sqarime dhe reagime që gojëligët dhe qëllimkëqijtë mundohen të të baltosin gjënë më të shtrejntë, dinjitetin gjenetik.
Para disa ditësh me paragjikim dhe me stereotipet në kokë të një organizate të cilët shpifjen e kanë qëllim në vetvete ASH-dega Dibër, duke u bazuar në informata të pavërteta me qëllim deformimin e të vërtetave reale dhe administrative mbi procesin që akuzohem, subjekit llafoman në fjalë, kishte kërkuar shkarkimin tim nga pozicioni i sekretarit të komunës Dibër.
Sigurisht që pozicioni nuk është i rrëndësishëm në këtë lukuni idiotllëqesh dhe shpifjesh të oponenteve të përjetshëm politike, këtë e kam dëshmuar me doreheqjen time nga pozicioni I sekretarit të komunës, kur Komuna Dibër na u vodh dhe u okupua padrejtësisht nga vet ata, të cilët problemin real e kanë me mua si ish kryetar I Deges së BDI në Dibër, për kontributin dhe sipërmarjen time poltike, në dobi të BDI.
Edhe pse para disa muajve ushtria e shpifësve, ASH (Aleanca për shpifje dega Dibër) më akuzoi mua dhe familjen time se jemi pjesë e një procesi të keqpërdorimit sa I përket furnizimeve publike në komunë, për cka un personlaisht për të ruajtur nderin tim dhe të familjes ju drejtova organit kompetent –gjykatës duke ngritur padi për shpifje dhe ofendim ndaj kryetarit të ASH-Dega Dibër, edhe pse I bindur plotësisht në pastërtinë e procedurës konkuruese, publike dhe transparente –auksion publik, me pjesmarje të disa firmave në konkurim.
Këtë procedurë, sic e deshmova para organeve kompetente, do ta dëshmoj edhe para opinionit të gjëre përmes postimit të akteve zyrtare publike, për të dëshmuar të vërtetën.
Për të mos u ndalur me akuzat ndaj meje dhe familjes time, djallëzia e shpifësve ordinere nuk nguroi të vazhdojë edhe më tej me tendencën manipulative për opinionin e gjërë, duke menduar se fituan mbi organet kompetente, ata vazhduan me “ zbulimin e madh” se gjëja edhe ndryshimi i udhëheqesit të firmës (babi im) është bërë me tendencë manipulative, gjersa faktet qëndrojnë ndryshe: prindi im, i respektuar në qytetin e Dibrës, që ndjej keqardhje që emri i tij u keqfol, i cili që kur mbushi moshën për penzionim pleqërie, me datë 19.09.2020, nuk mund të vazhdonte të jetë ligjërisht udhëheqës I firmës.
Për të gjitha këta që u thanë sipër, unë si shtojcë do të deponoj të gjitha dokumnetacionet institucionale të cilat do të dëshmojnë se akuzat për korupcion dhe kriminalitet, konflikt interesi apo nepotizëm janë të pa baza dhe se të gjitha procedurat e furnizimit publik ka qenë ligjore dhe transparente.
Këtë e bëj me kryelartësi dhe ndërgjegje të pastër, duke ftuar të gjithë ata të cilët kanë edhe një fije dyshim mbi akuzat e ngritura le të drejtohen organeve kompetente që nga sot, për të mos manipuluar opinionin e gëjrë dhe për të ndjekur shembullin tim.
Krejt në fund, ky kalvar i shpifjes dhe degjenerimit moral që pasqyrojnë akuzuesit, opinioni i gjërë vecse e ka kuptuar se nga e gjithë kjo arsyetohet shprehja popullore “ u ca mali, polli një mi”.
Me respekt,
Ylli Mirzo
Sekretar i komunës Dibër