Reperi Young Dro, u arrestua më 5 korrik për shkak se dyshohet se goditi në fytyrë të dashurën e tij, me puding të bananes, brenda shtëpisë së tyre në Atlanta.
Çifti thuhet se ishin zënë për para.
Policët u thirrën në shtëpinë e tyre dhe ndonëse e dashura e tij nuk donte ta padiste, policia e arrestoi atë.
Ai tani po përballet me dy akuza për dhunë familjare.
Dro thuhet se mbetet i burgosur për shkak se ai po mbahet në një urdhër për shpërfillje të mbështetjes së fëmijëve me një grua tjetër.
Dokumentet ligjore, deklarojnë se ai i ka borxh 41,000 dollarë në mbështetje të fëmijëve, por ai duhet të paguajë 10,000 dollarë për t’u liruar nga paraburgimi.
Dro pretendon se ai ka paguar të gjitha dhe është thjesht një gabim klerik.