Ne kemi shtuar Pakon e 4-të për mbështetje në ballafaqimin e pasojave nga kriza me Kovid-19. Në seancën e sotme të rregullt të 28-të të Qeverisë, ne morëm vendim që masat shtesë të jenë 488.803.928 denarë, respektivisht rreth tetë milionë euro, kumtoi këtë pasdite në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev.
Kjo pako e fundit KOVID, siç informoi ai, mbulon artistët e estradës (rreth 731), me ndihmë financiare në shumën e dy pagave minimale bruto (21.776 denarë); 40 shoqata nga Asociacioni i Shoqatave të Vallëzimit me grante prej dy mijë euro për secilën shoqatë; institucione private për fëmijë – kopshte, me subvencione prej 1.500 denarë për përkujdesje të një fëmije, për një periudhë prej gjashtë muajsh, për gjithsej 1.216 fëmijë në 17 kopshte, të cilat ata marrin të njëjtin trajtim si kopshtet publike në vend; ndihmë financiare për 12 studio të disenjit për organizimin e dasmave të ndaluara në këtë periudhë me një shumë të njëhershme prej 90 mijë denarë.
Janë përfshirë edhe grante për qendrat arsimore për fëmijë, si dhe këndet e lojërave (për numër të të punësuarve, me dy paga bruto deri në 21.776 denarë); grante për qendrat e gjuhëve të huaja, si dhe këndet e lojërave me dy paga minimale bruto prej 21.776 denarë; ndihma financiare për klubet e natës bazuar në qarkullimin e përgjithshëm bruto të paraqitur nga viti 2019 për gjithsej 24 subjekte dhe në shumën e përgjithshme të mjeteve prej 7.380.000 denarë; subvencionimi i pagave të punonjësve në 48 organizata rinore dhe organizata për të rinjë prej 21.776 denarë në muaj, për dy muaj dhe për punëtorët honorarë në këto organizata.
Kryeministri shton se janë përfshirë ndihma financiare e HRMV Transport në vlerë prej 110 milionë denarë dhe për Ndërmarrjen publike “Rrugët Shtetërore” në vlerë prej 180 milionë denarë; mbështetje financiare prej 14.500 denarë për punonjës për dy muaj për orë pune efektive për 58 transportues të licencuar me licenca për 376 linja autobusi; ndihmë financiare për pagesën e pagave për SHA QTQ Shkup në dy muajt e ardhshëm për tejkalimin më të lehtë të krizës me Kovid-19 për 260 të punësuar, nga të cilët 219 janë në punë me kohë të plotë, ndërsa 41 me një kontratë të përkohshme pune në vlerë të përgjithshme prej 8.926.545,00 denarë; mbështetje financiare prej rreth 36 milionë denarë për pagimin e dy pagave për 598 punonjës të SHA Ujësjellësi.