Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve nënshkruan programin për veprim të përbashkët dhe përfshirjen e Alternativës në Qeveri dhe në shumicën parlamentare. Ndër të tjera kryeministri Zaev tha se kjo marrëveshje nënshkruhet për të pasur një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, bisedimet me Bullgarinë dhe për të vazhduar luftën kundër Kovid-19.
Ai gjithashtu njoftoi se Alternativa do të udhëheqë me 3 ministri në ekzekutiv. “Firmosëm marrëveshjen për të pasur një shumicë të qëndrueshme në parlament edhe në qeveri. Këtë na e kërkojnë qytetarët dhe ne e arritëm. Kjo marrëveshje është në interes të qytetarëve. U morëm vesh se në këtë moment është shumë e rëndësishme që të kemi një garanci që vendi të shkojë para deh të ketë vazhdimësi për të çelur integrimet me BE-në për të vazhduar bisedimet me Bullgarinë dhe luftën kundër koronarvirusit.
“Alternativa do të drejtojë me ministrinë e Shëndetësisë, do të merr Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, një ministër pa resorë për Diasporën, tre zëvendës ministra, një zv/ministër për Arsim, zv/ministër për Kulturë, një mbetet për ta konkretizuar, edhe pse kemi folur për Ministrinë e Bujqësisë”, deklaroi Zaev.