Zaev-Anagnostopulu: Po shkruajmë histori pozitive

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot realizoi takim me zv. ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Atanasia Anagnostopulu.

Marketing

Në takim, siç njoftojnë nga shtypi qeverisë, u vlerësua se integrimet evropiane janë të rëndësishme si për vendin tonë, si për Greqinë, ashtu edhe për rajonin dhe për Evropën, dhe së bashku shprehën angazhim të fortë për zbatimin praktik të marrëveshjes së Prespës.

“Po shkruajmë histori pozitive. Ne kemi një detyrim të përbashkët që të vazhdojmë të punojmë për përfitimet e marrëveshjes së Prespës për qytetarët e të dy vendeve, por gjithashtu edhe për t’i treguar Evropës dhe në botës se përveç zgjidhjeve të mundshme për çështje të vështira politike, këto zgjidhje gjithashtu sjellin përfitime për çdo plan”, tha kryeministri Zaev.

Zaev dhe Anagnostopulu gjithashtu biseduan edhe për aktivitetet hapjes së vendkalimit kufitar i cili është në rrjedhë në mes dy vendeve, në pjesën e bashkëpunimit për gazsjellësin, rrugët infrastrukturore dhe hekurudhat.

Marketing