Zaev: Arbër Ademi ka ndryshuar emrat në mënyrë ligjore në Çair!

Sot kreu i LSDM-së përmes profilit të tij në fejsbuk ka njoftuar opinionin se pas një analize të plotë me ekipet juridike është konstatuar se gjithë procedura e emërimit të shkollave nga “Nikolla Vapcarov” në “Imir Elezi” dhe nga Rajko Zhinzifov në “Ismail Qemali” ëshë kryer në përputhje me nenin 26 të Ligjit për Arsimin Fillor.

Marketing

“Pas një analize të plotë, ekipet juridike konstatuan dhe më njoftuan se ndryshimi i emrave është në përputhje me nenin 26 të Ligjit për arsimin fillor. Pasi Këshilli i shkollës solli vendim për ndryshimin e Statutit të shkollës e cila ndryshoi emrin e shkollës dhe shtoi emrin kushtetues të shtetit, ajo u konfirmua nga ana e Këshillit komunal të komunës së Cairit. Shumica e Badinter nuk ishte e nevojshme” – ka shkruar Zaev.