Zaev: Arrihet marrëveshje për procesin e pajtimit

Pushteti dhe tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë arritur dakordim për procesin e pajtimit në Kuvend si dhe për përpilimin e një zgjidhje ligjore. Kryeministri Zoran Zaev në fjalën e tij pas takimit të sotëm ku ishte i ftuar tha se duhet të bëhet ndarje mes personave që kanë kryer akte të dhunës dhe organizatorëve në një anë dhe të tjerëve që nuk janë të përfshirë as në dhunë dhe as në organizim.

Marketing

“Në atë pjesë që i intereson opinionit është hapërimi që grupi interparlamentar do ta bëjë në formë të zgjidhjes së propozim ligjit, në frymën e pajtimit dhe faljes ku të dyja palët do ta dëshmojnë pjesën e pajtimit mes vete përmes zgjatjes së duarve, përmes një ligji që qartë do të bëjë ndarjen nga dhuna dhe pjesëmarrja në dhunë fizike si dhe mendimeve të një procesi të këtillë që ndodhi më 27 prill nga gjithë ajo që është jashtë organizimit ose dhunës fizike që ka ndodhur”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev,

Të kënaqura nga ky takim dolën edhe dy bashkëkryesueset e grupit interparlamentar për falje dhe pajtim, Emilija Aleksandrova dhe Frosina Remenski. Ata bënë thirrje që në këtë proces të përfshihen edhe ekspert, akademik dhe sektori civil me qëllim që të gjendet një zgjidhje sa më e mirë.

Në këtë seancë sot si konkluzë përfundimtare dhamë edhe afate që deri të martën këto tre nëngrupe të formohen, të shqyrtojnë sferat e veta të veprimit, të dalin me propozime dhe zgjidhje konkrete, secili në sferën e vetë dhe ti japim dinamikë gjithë procesit pasi e dijmë se është shumë e rëndësishme. Siç thash shumë herë deri më tani këto tre procese janë shumë të rëndësishme, integrimi, reformat dhe pajtimi, u shpreh Emilija Aleksandrova, grupi i pavarur i VMRO-DPMNE.

“Të gjitha këto procese janë komplementare dhe gjithsesi interes prioritar i opinionit dhe mediave, të gjithë të interesuarit për këtë proces dhe formimin e grupit është fokusuar në ligjin për amnisti. Unë mund lirshëm të them se grupet dhe trupat punues kanë mandate, sepse e kanë tanimë edhe përbërjen, I kanë edhe përfaqësuesit e Qeverisë që do të marrin pjesë në këtë trup, I kanë të gjitha mekanizmat që ujanë dhënë në përputhje me vendimin, të përfshijnë edhe deputetë të tjerë, ekspert juridik, të përfshijnë ASHAM, sektorin civil, mediat të cilat mund të sugjerojnë dhe japin zgjidhje për këtë process kompleks”, deklaroi Frosina Remenski, LSDM.

As kryeministri dhe as dy bashkëkryesueset e grupit për pajtim dhe integrim nuk dhanë hollësi se çfarë do të përmbajë zgjidhja ligjore me arsyetimin se për të duhet të punojnë bashkë anëtarët e tre nëngrupeve.