Zaev: As në Maqedoni s’do të ketë kampe refugjatësh

“Refugjatët nuk e kanë destinacion të fundit Maqedoninë, ata vetëm kalojnë tranzit përgjatë saj dhe as që ka kërkuar dikush dhe Maqedonia nuk planifikon të ndërtojë kampe refugjatësh, ndërkohë që kemi të bëjmë vetëm me një gënjeshtër”.

Marketing

Kështu, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Zoran Zaev për lajmin që qarkulloi prej ditësh për krijimn e kampeve për refugjatët në vendet e Ballkanit.

”Për fat të keq dikush po e keqpërdor një informacion të tillë”, shtoi ai.

”Është e vërtetë se Maqedonia bashkë me vendet anëtare të BE-së vazhdon t’i koordinojë aksionet dhe është vendi i parë që pranon refugjatë nga Greqia, por edhe në momentet më kritike siç ishte më 2015 dhe 2016 i gjithë procesi menaxhohej bashkë me vendet e BE-së”, theksoi Zaev.

Marketing