Zaev: Askush nuk do të na përcaktojë përkatësinë

Kryeministri, Zoran Zaev tha se me zbatimin e Marrëveshjes së Prespës vendi do ta ndryshojë emrin, por do ta ketë të garantuar identitetin dhe gjuhën maqedonase. Në debatin për ndryshimet kushtetuese në Shtip, Zaev theksoi se askush më nuk do t’ua kontestojë maqedonasve të drejtën për vetë-përcaktim.

Marketing

Po, do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut, por askush më nuk do të na e kontestojë këtë pjesë tokë, që na është lënë në trashëgimi. Që nga pavarësia në vitin 1991 e kemi tonën dhe do të na njihet nga të gjithë, ku jeton në mënyrë dominuese popull maqedonas, që është njohur nga të gjithë. Askush në botë më nuk do të ma kontestojë mua e as juve që jeni të pranishëm të drejtën për vetë-përcaktim se jemi maqedonas nga përkatësia etnike. Gjuha jonë maqedonase nga askush më nuk do të kontestohet”- u shpreh Zoran Zaev, kryeministër.

Për eksperten e drejtësisë, Margarita Caca Nikollovska dhe ish ambasadorin, Gjorgji Spasov marrëveshja është e dobishme për të dy vendet dhe rrjedhimisht edhe ndryshimet kushtetuese janë të arsyeshme.

Është krejtësisht e qartë pse pranohet një kompromis që të bëhet hapërim i madh nga një gjeneratë e re politikanësh në Maqedoni dhe në Greqi, që bën hap historik dhe vizionar për krijimin e një marrëveshjeje paqeje mes Maqedonisë dhe Greqisë, që do t’iu sjellë dobi të dy vendeve dhe gjithë rajonit”- tha Gjorgji Spasov, Ish ambasador.

Vlerësoj se është e nevojshme të mbështeten këto amendamente edhe nga një tjetër aspekt. Ky është aspekti i forcimit të obligimeve veçmë të kontraktuara të shtetit me Marrëveshjen e Prespës, por edhe mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të caktuara të qytetarëve tanë”- pohoi Margarita Caca Nikollovska, eksperte e drejtësisë.

Diskutimi publik 5 ditësh mbi propozim-amendamentet për ndryshimet kushtetuese i thirrur nga Qeveria u realizua në universitete të ndryshme të vendit, ku morën pjesë ekspertë, profesorë, përfaqësues të institucioneve dhe organizatave joqeveritare.

Marketing