Zaev – Bazdnikin: Ka potencial për bashkëpunim më të mirë ekonomik dhe shkëmbim tregtar

Potencialet e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe prodhim të ushqimit, si dhe interesimi i vendit tonë për zgjerimin dhe avancim të bashkëpunimit në fushën e energjetikës janë prioritetet të cilat kryeministri Zoran Zaev i ka veçuar në takimin e sotëm me ambasadorin e ri të Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, Sergej Bazdnikin.

Marketing

Kryetari i Qeverisë i ka shprehur mirëseardhje ambasadorit Bazdnikin dhe ka theksuar se pret edhe ai, si dhe paraardhësi i tij, të vazhdojë me sukses në kryerjen e punës së tij me përgjegjësi për avancimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve.

Kryeministri Zaev dhe ambasadori Bazdnikin janë dakorduar se duhet të nxitet puna e Komisionit të Përzier Ndërqeveritar për bashkëpunim tregtar-ekonomik që të realizohen potencialet serioze në këtë plan. Në takim është shfaqur kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm në planin e kulturës e cila edhe më tej mbetet lidhje e fuqishme midis të dyja vendeve, e ndërtuar në traditat dhe të lidhjeve të përbashkëta specifike kulturore”, kumtoi pres shërbimi qeveritar për pritjen të ambasadorit të ri rus te kryeministri Zaev.

Ambasadori Bazdnikin në takim ka theksuar se do t’i investojë të gjitha kapacitetet e tij dhe përvojën e deritanishme që të realizohen potencialet për bashkëpunim midis të dyja vendeve.

Marketing