Kryeministri Zoran Zaev pas mbledhjes së djeshme të LSDM-së tha se beson se do të stabilizohet shumica parlamentare, siç tha ai “shumica e orientuar për rrugën euroatlantike” shkruan TV21.
“Sinqerisht besoj që shumica demokratike parlamentare do të stabilizohet. Para se gjithash ajo që është e orientuar për rrugën euroatlantike, për shoqërinë tonë multietnike, për mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe reformat pozitive në shtet”, deklaroi Zaev.