Zaev: Besoj se optimizmi im për zgjidhjen e emrit do të realizohet

Rreth një orë ka zgjatur biseda mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe atij grek Aleksis Cipras, dhe sipas asaj që tha Zaev në intervistën në televizionin Telma, është biseduar për detaje dhe formulime dhe se nesër sërish do të dëgjohen për të tentuar që të finalizohen të gjitha detajet për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Marketing

Ai u shpreh mjaft optimist, dhe tha që beson që gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe që shumë shpejtë do të zgjidhet kjo çështje dhe tha që shpreson që Maqedonia po ashtu të ketë ftesë për anëtarësim në NATO.

Sa i përket asaj që u tha se ministri i jashtëm grek Nikos Koxias në një intervistë sonte pritet të shpalos detaje për marrëveshjen, Zaev tha se nuk ka informacion lidhur me këtë dhe se sapo të finalizohet marrëveshja ai do ta bëjë atë publike.

Duke mos zbardhur aspak detaje, zëdhënësi i Qeverisë Boshnjakovski tha se kryeministrat kanë biseduar për çështjet e mbetura që janë të pazgjidhura si dhe janë shqyrtuar sipas tij, “disa ide për zgjidhje”.

Nesër sërish do të dëgjohen dy kryeministrat, konfirmoi Boshnjakovski.

Marketing