Zaev-Betel: Luksemburgu, zë i rëndësishëm në KE për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me ministrin e Financave Fatmir Besimi, në kuadër të vizitës së punës në Luksemburg, sot realizoi takim me Khomologun e tij Ksavier Betel.
Në takim Zaev theksoi se Luksemburgu, si një prej përfaqësuesve më të zëshëm për zgjerimin e BE-së, është partner i afërt i Maqedonisë së Veriut dhe zë i rëndësishëm në Komisionin Evropian për vendin tonë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.
Kryeministri Zaev, e vlerësoi si parimor qëndrimin e Luksemburgut lidhur me veton bullgare si çështje për të cilën nuk mund të negociohet sepse çështjet e identitetit dalin nga e drejta e vetëpërcaktimit.
Kryeministri Betel në takim theksoi se Maqedonia e Veriut, e meriton vendin në BE dhe e ftoi Kryeministrin Zaev që të bisedojnë gjatë shëtitjes në qytet rreth temave në interes të të dyja vendeve, siç janë nxitja e bashkëpunimit të tërësishëm ekonomik mes dy vendeve, si dhe mundësitë për investime të huaja të drejtpërdrejta të kompanive nga Luksemburgu në Maqedoninë e Veriut.