Zaev bie në grackën e komedianëve rus të cilët në linjë telefonike u prezantuan si Poroshenko dhe Stoltenberg

Komedianët rus Vovan (Vlladimir Kuzencov) dhe Leksus (Aleksej Stolarov) kanë publikuar video në të cilën në emër të ish kryeministrit të Ukrainës, Petro Poroshenko flasin me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev.

Marketing

Në bisedën komedianët flasin se shkencëtarët ukrainas e kanë gjetur lidhjen gjenetike të Poroshenkos me Aleksandrin e Madh, dhe kështu, i thotë “Poroshenko”, Zaevit se tani mund të quhet “Petro Makedonski:. Ata i ofrojnë ndihmë Zaevit që të ndërmjetësojë për Kishën Maqedonase tek Patriarku Vartollomej.

Zaev me komendianët flet për politikën e  jashtme, marrëveshjen e Prespës, marrëdhëniet Serbi-Kosovë, gjegjësisht me Rusinë, BE dhe NATO-në.

Në një nga bisedat ata e kyçin edhe “Sekretarin gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg”.