Zaev – Borisov: Miqësia asnjëherë nuk ka qenë më e madhe

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev e kryesoi delegacionin qeveritar, në përbërjen e të cilit janë ministri i Kulturës Asaf Ademi dhe anëtarë tjerë të Zyrës së kryetarit të Qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës, në vizitë njëditore pune në Republikën e Bullgarisë.

Marketing

Kryeministri Zaev gjatë vizitës në Sofje, realizoi takim sy në sy me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ardhshëm midis dy vendeve, i cili pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë shënon rritje të vazhdueshme në të gjitha sferat. Në takim u shqyrtuan mundësitë për krijimin e kushteve për rritjen e këmbimit tregtar me ulje të përbashkët të shkallëve doganore.

Kryetari i Qeverisë së RM-së, Zaev në takim edhe njëherë u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme nga Republika e Bullgarisë për anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe BE, si dhe për gatishmërinë e Bullgarisë për ta ndarë përvojën për të gjitha çështjet lidhur me përgatitjet në periudhën inkuadruese dhe për shfrytëzimin efikas të fondeve evropiane në këtë fazë të negociatave.

Kryeministri Zaev dhe Borisov biseduan edhe për përgatitjet për seancën e dytë ndërqeveritare e cila sivjet duhet të mbahet në Bullgari, ndërsa forumin e përbashkët i biznesit, që u mbajt në Shkup e vlerësuan si impuls shtesë për bashkëpunim ekonomik si prioritet të qytetarëve dhe të bashkësive të biznesit të dy vendeve.

Në takim u konstatua se bashkëpunimi se bashkëpunimi ndërkufitar po intensiofikohet dhe se do të investohen të gjitha përpjekjet e nevojshme që këmbimi stabil tregtar prej pothuajse 600 milionë euro të arrijë vlerën prej 1 miliardë euro.

Vazhdimësia e ndërtimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore në Korridorin 8 mbetet interes kapital për dy vendet. rehabilitimi dhe ndërtimi i linjës hekurudhore është projekt kapital nga vlera e përgjithshme prej 670 milionë euro, ndërsa infrastruktura rrugore 93 milionë euro. 120 milionë euro janë mjete të pakthyeshme gjegjësisht grante nga Fondi investues perëndimor-ballkanik, gjegjësisht nga BE-ja. Me po aq vëmendje, të dyja vendet punojnë edhe në lidhjen e infrastrukturës së gazit dhe pjesëmarrjen e përbashkët në projekte rajonale dhe rrjete në interkoneksionim e gazit.

Në takim u fol për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, pasi ajo u ratifikua në Athinë, pas çka vijon që anëtaret e aleancës ta nënshkruajnë protokollin për anëtarësim të vendit tonë në NATO, me çka në fuqi do të hyjë përdorimi formal i emrit të ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut.

Të dy kryeministrat morën pjesë edhe në nënshkrimin e Programit të përbashkët për bashkëpunim në lëmin e kulturës mes të dyja vendeve deri në vitin 2021, si konfirmim i vullnetit të mirë dhe interesit për intensifikimin e komunikimit, shkëmbimit të përvojave dhe afirmimin e vlerave kulturore të të dyja vendeve.

Në drejtim të zbatimit të Marrëveshjes për miqësi dhe fqinjësi të mirë, kryeministri Zaev kumtoi se si rezultat i punës së të dy komisioneve për shënimin e përbashkët të ngjarjeve dhe personaliteteve historike, së shpejti në Republikën e Maqedonisë, në afërsi të Dojranit, në vendin ku e ka humbur jetën, do të ngrihet përmendore e kolonelit Konstantin Kavanraliev, figurë që la shenjë në historinë e Bullgarisë në periudhën e Luftës së Parë Botërore.

Programi për bashkëpunim në lëmin e kulturës të cilin e nënshkruan ministrat e Kulturës Asaf Ademi dhe Boil Banov, paraqet kornizë juridike për vendosjen e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes institucioneve kulturore në të dyja vendet, me qëllim shkëmbimit të vlerave kulturore dhe artistike, që është në funksion të afrimit të popujve dhe shteteve.

Programi për bashkëpunim kulturor mes të dyja vendeve u mbajt pasi dy ministrat e Kulturës vendosën lule në përmendoren e Goce Dellçevit në Sofje, me rastin e datëlindjes së tij që ishte shkas i mirë që delegacionet e të dyja vendeve ta pranojnë veprën e njeriut i cili thoshte se “Botën e sheh si fushë për garë kulturore mes popujve”.
Vizita e punës e delegacionit të Maqedonisë në Republikën e Bullgarisë, përfundon sonte me programin kulturor-artistik me pjesëmarrje të artistëve nga shtete tjera nga rajoni në Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë në Sofje.