Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është paraqitur para mediave pas përfundimit të Forumit të Prespës për Dialog.
Në paraqitjen e tij, Zaevi ka shprehur edhe njëherë zhgënjimin për mosnisjen e negociatave me Bashkimin Evropian, ndërkaq ka ftuar Brukselin që në vjeshtë të tregojë zgjidhjen për Ballkanin Perëndimor.
“Ka disa çështje, që vërtetë nuk mund të negociohen. Brukseli duhet të përballet me situatën në të cilën është, përcaktimin strategjik për zgjerim të mëtutjeshëm të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të mbledhë forcat ta publikojë atë zgjidhje për BP-në në Samitin e Unionit për BP-në që do të mbahet këtë vjeshtë”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ndërkaq ka shtuar, se vendi e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kurse është përfunduar, se bashkëpunimi rajonal është zgjidhja e vetme për evropianizimin e Ballkanit./