Bullgaria nuk ka kërkuar ndihmë nga autoritetet e Maqedonisë në hetimin për shitjen e pasaportave bullgare, tha kryeministri Zoran Zaev para gazetarëve bullgar në Lisbonë, ku ka marrë pjesë në Kongresin e PES-ë.
“E kemi të qartë se shumë maqedonas kanë marr pasaporta bullgare dhe ne kemi bullgarë në Maqedoni. Nuk e kemi problem, por nëse diçka është ilegale, Bullgaria do të reagojë në lidhje me të”, tha Zaev.