Zaev: Çdo i involvuar në tregtinë e paligjshme me drogë, do të ndëshkohet në bazë të ligjit

Kryeministri Zoran Zaev, i pyetur për aksionin anti-drogë në rajonin e Krushevës ku sipas informatave të Alsat është i përfshirë edhe një i afërm i zv. Ministrit të brendshëm, Nazim Bushu, deklaroi se gjithsecili që është i përfshirë në veprimtari të paligjshme do të ndëshkohet në bazë të ligjit. Ai madje inkurajoi përfaqësuesit e MBS-së që të vazhdojnë luftën e tyre kundër tregtisë ilegale me drogë dhe kanabis.

Marketing

“Mbështetje për këto aksione, për veprimet e paligjshme të drogave përfshi edhe kanabisin. Unë ia lë hetimit, MPB-ja po punon në zbardhjen e rastit, kishim rastin e drogës që përfundoi në Haraçinë, do të vazhdojmë edhe hetime deri ën zbardhjen e rastit edhe me Krushevën”, tha Zaev.

Marketing