Kryeministri Zoran Zaev e ka quajtur referendumin e sotëm si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme.
Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.