“Ne kemi fituar titull në Evropë, jo në ndonjë rajon barbar dhe për atë të gjithë duhet që të sillemi në mënyrë evropiane”, tha kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së djeshme në Bruksel, duke folur për përhapjen e gjuhës së urrejtjes kundër shqiptarëve, gjatë festës së tifozëve të KH Vardarit, të cilët për herë të dytë e fituan titullin e kampionit të Evropës.
E di, shtoi kryeministri Zaev, bëhet fjalë për individë të caktuar.
“Kam pasur rast që ta pranoj KH Vardarin. Ishin të gjithë hendbollistët, trajneri dhe premtuan se do t’i japin të drejtë të gjithëve që të gëzohen për titullin evropian”, shtoi Zaev.
Ai tha se të gjithë duhet që të sillemi në mënyrë evropiane, pasi që është obligim i qytetarëve, ndërkaq ne jemi shembull për sjellje evropiane.
Përndryshe, pasi KH “Vardar” mori titullin evropian, në qendër të Shkupit u realizua festë, në të cilën mbetën të lënduar dy persona, dy vetura u dëmtuan, dhe u përdor gjuhë e urrejtjes: “Vdekje për shqiptarët” dhe “Maqedoni e pastër”. Në lidhje me këtë anë reaguar Komiteti i Helsinkit, Aleanca për Shqiptarët(ASH), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Alternativa dhe Qendra për Liri “CIVIL“.