Zaev: Deri në fund të vitit rroga minimale deri në 18 mijë denarë

Kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi rritjen e rrogës minimale deri në fund të këtij viti.Sipas tij, përpos rritjes së pensioneve, deri në fund të vitit sërish do të rritet edhe rroga minimale.

Marketing

“Për katër vjet rrogën minimale e kemi rritur për 6300 denarë. Më parë rroga minimale ishte prej 8 deri 9 mijë denarë, ndërsa sot ajo arrin në 15.200 denarë me tendencë që deri në fund të këtij viti, për dy muaj e gjysëm të jetë 18 mijë denarë. Të sillet një vendim i tillë vërteton se ekonomia po lëviz në drejtim të mire”, theksoi Zaev në një tribunë në Vinicë.