Kryeministri Zoran Zaev nuk e fshehu knaqësinë e tij me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës sot në Parlamentin grek.
Ai përmes rrjeteve sociale iu falemnderua kryeministrit grek, Aleksis Cipras për votimin e suksesshëm.
“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me popujt tanë shkruam fitore historike. Të jetë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, të jenë të përjetshme paqja dhe progresi i Ballkanit edhe në Europë”, ka shkruar Kryeministri Zaev.