Zaev dhe Deskoska: Këto ditë është e mundshme zgjidhja për PSP-në

Kryeministri Zoran Zaev, është optimist për gjetjen e zgjidhjes së mundshme për statusin e Prokurorisë Speciale, në kuadër të Ligjit për Prokurori Publike, njofton Portalb.mk.

Marketing

“Mendoj se mundemi këto ditë përpara publikimit të raportit më 29 maj, ta rrumbullakojmë këtë proces dhe të dy palët të njoftojnë se është arritur marrëveshje”, deklaroi Zaev.

Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila informoi se ende nuk ka të caktuar takim të ri, shumë punë kanë mbaruar në moment të fundit, dhe për këtë arsye është e mundshme të ndodh me këtë çështje.

“Shpresoj që do të arrijmë të kemi konsensus me parimet që na janë dhënë nga Bashkimi Evropian për sundimin e ligjit. Shpresoj që është pjekur vetëdija te partitë politike se ajo që nënkupton kërkesë për amnisti, nuk guxon dhe nuk mundet të jetë. Insistimi ynë të mos ketë mundësi për amnisti të fshehtë është parim nga i cili nuk mund të heqim dorë”, tha Deskoska.

Ndryshe, sipas propozim-ligjit, “bombat” shkojnë në histori, ndërkaq është e paparashikuar ardhmëria e hetimeve për funksionarët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së.

Bisedimet për Ligjin për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike, po vazhdojnë tanimë dy muaj, por ende nuk ka asnjë marrëveshje. Reagimet të shumta ka pasur nga faktori ndërkombëtar për miratim sa më të shpejtë të Ligjit për Prokurori Publike, me të cilin parashihet integrim të PSP-së në Prokurori Publike.

Edhe pse eurokomesari Johanes Han, si një faktor kyç për marrjen e datës për nisjen e bisedimeve RMV-BE e paraqiti edhe Ligjin e PP-së, faktori i brendshëm e shoh si mundësi të marrjes së një pike pozitive në raportin e Komisionit Evropian. Ndërkaq, burimet diplomatike kanë njoftuar se i njëjti ligj nuk e përcakton fatin e marrjes ose jo të datës nga BE-ja.

Shlyerje e neneve të tëra nga projekt-ligji për Prokurorinë Publike dhe përfshirje të neneve të reja të cilat e pozicionojnë PSP-në vetëm si njësi në përbërje të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, me mandat derisa zgjasin proceset gjyqësore aktuale, janë shkurtimisht disa nga 65 amendamentet të cilat VMRO-DPMNE i ka parashtruar si propozime në tavolinën e negociatave.

“Status quo”-ja e negociatave, qarkulloi informacionet se opozita dhe pushteti janë marrë vesh që PSP-ja të shkojë në histori – të mos funksionojë më, por të njëjtat i demantoi zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Mile Boshnjakovski, i cili tha se negociatat nuk zhvillohen pas dyerve të mbyllura sepse gjithmonë ka informata në opinion, ndërsa ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska gjithmonë është e qasshme t’i tregojë detajet.

Marketing