Zaev dhe Mickoski bëhen bashkë: S’ka kryeministër shqiptar

Formimi i Qeverisë pas 15 korrikut dhe ideja për kryeministër shqiptarë kanw qenë pjesë e debatit në TV24 midis kryetarit të LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Marketing

Zaev i pyetur se a do të pranojë kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptarë dhe se kush do të jetë kryeministër, theksoi se: “Unë do të jem kryeministër i ardhshëm dhe nuk vjen në shprehje BDI me kushtëzimet me kryeministrin shqiptar.”

Ai mes tjerash ka thënë se do të kërkojë që VMRO-DPMNE t’ia ofrojë 6 deputet për të ofruar Qeverinë, ose ai është i gatshëm që VMRO-DPMNE-së ti jap 13 deputetë për të formuar Qeveri, duke përjashtuar BDI-në, por edhe partitë e koalicionit opozitar ASH – AA.

Ndërsa edhe Mickoski është shprehur në të njëjtën linjë, duke thënë se VMRO-DPMNE do të shënojë fitore bindëse dhe se do të mund ti duhen vetëm 1 apo 2 deputetë për të formuar Qeverinë.