Zaev dhe Mickovski në duel televiziv

Me përplasje për gjykimin e lëndëve “Mitmarrja” dhe “Tank” filloi dueli televiziv në mes liderëve të VMRO-DPMNE-s, Hristijan Mickovski, dhe liderit të LSDM-s njëkohësisht edhe kryeministër i vendit, Zoran Zaev.

Marketing

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se ka dëshmuar pafajësinë e tij para qytetarëve në lëndën “Mitmarrja” e cila sipas tij është montuar kundër atij me qëllim që të pengohet publikimi i bombave. Zaev theksoi se ekziston ndryshim i madh në gjyqësor në dallim nga koha kur VMRO-DPMNE ishte në pushtet, pra gjyqësori është ndikuar nga ndikimi i pushtetit dhe se janë mundësuar hetime të hapura dhe transparente.

Në kundërpërgjigje të kësaj Mickovski u shpreh se gjenden në pozicion jo të barabartë sepse sepse, siç theksoi Mickovski, Zaev tre herë ka qenë i aboluar për dhe atë në rastet “Global”, “Puç” dhe “Mitmarrja”.

Mickovski tha se Zaev ka qenë i liruar nga akuzat në mënyrë jo transparente pa paraqitjen publike të incizimit edhe pse diçka e tillë ishte premtuar. Ai theksoi se kryeministri paraprakisht i ka përcaktuar mirë gjykimet dhe se qytetarët do të besonin në të njëjtat deri sa aoi do lejonte të gjykohej për rastin “Mitmarrja”.

Marketing