Zaev dhe Princi Eduard: Partneriteti ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të ardhmen në fushat me interes të përbashkët

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev mori pjesë
në darkën solemne që u organizua me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së Tij Princit
Eduard në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Gjatë darkës Kryeministri Zaev dhe Princi Eduard u përqendruan në biseda të
shkurta me të ftuarit, një pjesë e stipendistëve të Programit Akademik Çivning të
Britanisë së Madhe, përfaqësues të organizatave që punojnë me fëmijë dhe të rinj,
përfaqësues të gjeneratës më të re sipërmarrës nga komuniteti afarist, përfaqësues
të organizatave me programe për të drejtat e njeriut, si dhe me përfaqësues të
organizatave civile.

Në fjalimin e tij, Lartmadhëria e Tij Princi Eduard u falënderua për pritjen e ngrohtë.
Në takim Kryeministri Zaev dhe Princi Eduard shprehën pajtueshmëri se partneriteti
ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë edhe në të
ardhmen në fushat për të cilat të dy vendet kanë interes të përbashkët.