Zaev dhe Rama në Iftar te kryeministri boshnjak Zvizdiq

Kryeministri Zoran Zaev ka marrë pjesë në iftarin e shtruar në shenj respekti për muajin e Ramazanit nga kryeministri i Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Marketing

Zaev në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook ka shkruar se më ftesë të Zvizdiq kanë qenë në darkë-iftari në Sarajevë, së bashku me Edi Ramën.

“Ditët e agjërimit të Ramazanit janë rikujtues të bamirësisë, respektit, solidaritetit, mirësisë, dashurisë, faljes, vlera këto të cilat duhet ti respektojmë dhe të cilat na bashkojnë si popull”, ka shkruar Zaev.

Përndryshe, në Sarajevë po mbahet edhe mbledhja e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Kuvendit të përgjithshëm të Bankës evropiane për ripërtrirje dhe zhvillim.

Marketing