Zaev, Dimitrov dhe Deskoska në takim me deputetët e përjashtuar të VMRO-së

Grupi i ri i pavarur parlamentar, i formuar nga tetë deputetët e VMRO-DPMNE-së të cili votuan “për” fillimin e nismës për ndryshimet kushtetuese, do të takohet sot me kryeministrin Zoran Zaev dhe ministrin e punëve të Jashtme Nikola Dimitrov dhe atë të Drejtësisë, Renata Deskoska, për të diskutuar draft-amendamentet e Kushtetutës që Qeveria duhet t’i paraqesë në Kuvend.

Marketing

Flitet se do të diskutohet edhe për Komisionin për pajtim. Takimi i Zaevit me 8 deputetet e përjashtuar të VMRO-së pritet të filloj në ora 13:30. Më pas, gjate ditës se nesërme amendamentet duhet te kalojnë ne Qeveri dhe pastaj të propozohen në Kuvend.

Marketing