Zaev: Dita e sotme historike,sigurojmë ardhmërinë e vendit

Sot është një ditë e madhe që do të shkruhet në histori. Sot përcaktimi strategjik po bëhet realitet. Para deputetëve gjendet protokolli për anëtarësim në NATO. Anëtarësim në NATO me çka sigurojmë ardhmërinë dhe sigurinë e vendit tonë”, tha Zaev duke shtuar se Maqedonia e Veriut po bëhet vendi i 30 i NATO-s.

Marketing

“Maqedonasit, shqiptarët, turqit, serbët dhe gjithë të tjerët, jemi bashkë krah për krah me më të fortit, më të fuqishmit në botë”, tha Zaev.

Vendosëm që problemet t’i zgjidhim, dhe jo të ikim nga çështjet e hapura dhe ia dolëm, ia dolëm për të gjithë qytetarët tanë, për të gjithë ne.

Hapat për kthim pas nënkupton kthim në kohën e izolimit, bllokadave, pasigurisë. Nuk ka shanse, shteti jonë gjatë kohë ishte atje dhe ne nuk do të lejojmë që të kthehemi sërish atje. Ata një hap mbrapa, ne tre para, e ardhmja jonë është në BE dhe NATO, kthim pas nuk ka”, tha Zaev duke shtuar se Kuvendi sot ratifikon të ardhmen e vendit tonë.