Pas mbledhjes së Këshillit ekzekutiv të LSDM-së, kryeministri Zoran Zaev tha se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për një njësi zgjedhore, për të cilën tha se do të diskutoj edhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në takimin e nesërm.
Zaev tha gjithashtu se në mbledhje kanë shqyrtuar edhe zhvillimet e fundit me partnerin e koalicionit për çka nënkryetarët kanë raportuar se grupi parlamentar i BDI-së kanë dhënë sqarime.
Garanca për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike është e rëndësishme. Pushteti seriozisht dëshiron të marrë pjesë në këtë proces sepse synojmë botën demokratike. Në këto zgjedhje hymë si favorit. Jam i gatshëm të bisedoj me VMRO-DPMNE-në për një njësi zgjedhore sepse ne besojmë në këtë”.