Zaev: Do të mbetem të ndihmoj që të stabilizohet shumica dhe me mundësi të rritet

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë vonë deklaroi se në seancat e mbrëmshme të Këshillit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë nuk është diskutuar as nuk është vendosur për dorëheqjet e tij në pozitat më të larta të partisë dhe Qeverisë, duke shtuar se ngelet “të ndihmojë që të stabilizohet shumica parlamentare dhe me mundësi të rritet”.

Marketing

“Liria është gjë e bukur. Sot e kemi vendimin e Këshillit qendror për anulimin e dorëheqjeve. As dorëheqjet e mia janë diskutuar, as nuk është marrë vendim për to. Kur i paralajmërova më datën 31 e konfirmova se mbetem që të ruhet shumica dhe me mundësi të rritet. Pres shumica demokratike të stabilizohet, veçanërisht ajo shumicë që është për BE-në, për shoqërinë multietnike. Ditët janë para nesh, gjithsesi këtë do ta mësojmë të gjithë”, tha Zaev pas seancës së organeve më të larta të LSDM-së.

Këshilli Ekzekutiv dhe Qendror i LSDM-së mbrëmë në mënyrë unanime sollën vendim që kryeministri dhe lideri i partisë Zoran Zaev t’i anulojë dorëheqjet derisa normalizohen proceset në shtet. Zaev dorëheqjet i paralajmëroi natën pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale.