Zaev: Do të porosisim vaksinat ruse “Sputnik V”

Popullata e vendit do të imunizohet edhe me vaksinën ruse “Sputnik V”. Kryeministri Zoran Zaev tha se do të porosisin 100 mijë doza të reja të vaksinës ruse. Kjo sipas Zaevit bëhet për shkak se është konstatuar se porositja e 100 mijë dozave tjera nuk do të shkaktojë tepricë të vaksinave.

Marketing

“Mbrëmë vonë, në koordinim me ministrin e shëndetësisë mora informacion se në pajtueshmëri me planin për parashikim dhe marrëveshjeve të arritura dhe avanset e paguara kemi kapacitet të bëjmë edhe 100.000 porosi të reja shtesë nga vaksina e ardhshme, që definitivisht do ta plotësonte planin e përgjithshëm dhe nuk do të shkaktonte të kemi vaksina tepër në pajtueshmëri me planin nga ministria e shëndetësisë. Kështuqë do të përgjigjem edhe ndaj pyetjes nëse do të porositnim vaksinën Sputnik, po dhash koordinata, siç më informuan se ka kapacitet për 100 mijë vaksina shtesë, të bëhet prej atje porosia.” – tha Kryeministri Zoran Zaev.

Për momentin rreth 860 punonjës shëndetësor janë imunizuar me vaksinat e Fajzer që erdhën donacion nga Serbia, informon Zaev. Ai tha se në vend së shpejti pritet të arrijnë edhe vaksinat e nënshkruara me kompaninë Fajzer, ato përmes mekanizmit COVAX, si dhe vaksinat kineze.

“Presim javën e ardhëshme të vijnë deri në 8000 dozat tjera nga Serbia, por këtë javë I presim informacionet e para edhe nga BE-ja, pasi në fund të shkurtit është marrëveshja jonë direkte që e kemi bërë me fajzerin, përmes mekanizmit COVAX. Javën e fundit të shkurtit presim vaksinat nga Kina, gjithësesi edhe plani që është bërë për porosi shtesë” – u shpreh Zaev.

Sa i përket rastit të djeshëm ku një sekretar në spitalin e Ohrit është vaksinuar kundër koronavirusit, ndërkohë që nuk ka qenë as mjek e as I punësuar shëndetësorë, tha se do të ndërmerren të gjitha masat që rastet e tilla të mos përsëriten dhe procesi I vaksinimit të kryhet sipas protokollit që është publikuar nga Ministria e Shëndetësisë.