Zaev: Do t’ia dalim

Kryeministri Zoran Zaev sot përmes një postimi në facebook ka shkruar se vendi do tia dal përkundër bllokimeve dhe pengesave.

Marketing

“Atdheu ynë do t’ia dalë. Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së dhe NATO-s. Përgjithmonë do të jemi maqedonas dhe do të flasim në gjuhën maqedonase”, shkroi Zaev.

Ky reagim vjen pas takimit të djeshëm të liderëve në të cilin nuk u arrit marrëveshja për referendumin.

Liderët e katër partive më të mëdha në Maqedoni në takimin në Klubin e deputetëve u dakorduan për zgjedhjen e KSHZ-së, për Ligjin për financimin e partive politike dhe për qeveri teknike sipas Modelit të Përzhinës gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, por nuk arritën të dakordohen për referendumin.

Zaev paralajmëroi se referendumi do të zbatohet edhe pa pjesëmarrjen e opozitës prej të cilës kërkohej t’i bëhet thirrje anëtarësisë së saj të mos e bojkotojë.

Marketing