Zaev: Dokumenti i “Uikiliks”-it është një arsye më shumë që të dilet në referendum

Kryeministri Zoran Zaev sot duke i komentuar dokumentet që i publikoi “Uikiliks” se që në vitin 2008 është pranuar emri “Republika e Maqedonisë së Veriut” deklaroi se kjo është edhe një arsye më shumë që të jemi tok dhe t’i sigurojmë ardhmëri të sigurt shtetit.

Marketing

“Besoj se dëshmitë e këtilla të cilat dalin në opinion do të jenë një arsye më shumë që të jemi tok dhe t’i sigurojmë ardhmëri të mirë Maqedonisë”, tha Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjeve për mbështetje financiare për hapjen e biznes-akceleratorëve për të rinj.

Shtoi se shumë qeveri janë përpjekur të gjejnë zgjidhje dhe se qeveria paraprake ka tentuar të gjejë zgjidhje dhe është mirë që tani është konfirmuar identiteti i Maqedonisë.

“E dini se i posedoja bisedat të cilat tani janë tek Prokuroria Speciale Publike. Shumë qeveri kanë tentuar të gjejnë zgjidhje edhe qeveria paraprake është përpjekur. Një pjesë e zgjidhjes në pjesën e emrit dhe përdorimi i tij i përgjithshëm ose siç quhet ‘erga omnes’ është pranuar edhe në pjesën e Maqedonisë Veriore edhe në pjesën e Maqedonisë së Epërme dhe më vjen mirë që ne morëm konfirmim të identitetit tonë të përgjithshëm – gjuha maqedonase siç ishte pjesë e rëndësishme e vendosur në ekipin negociues”, tha Zaev.

Në dokumentin e Ambasadës amerikane në Shkup që e publikoi Uikiliks thuhet se që në vitin 2008 Shkupi zyrtar ka dhënë pajtueshmëri për ndryshimin e emrit në “Republika Maqedonisë së Veriut” me kusht që kjo të përfshijë njohje të gjuhës dhe kombësisë maqedonase”