Zaev dy ditë jashtë Maqedonisë

Kryeministri Zoran Zaev do udhëtojë për vizitë zyrtare në Mal të Zi për mbajtjen e seancës së përbashkët të dy qeverive. Qeveria malazeze njoftoi se pas mbledhjes së përbashkët, qeveritë e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut do të nënshkruajnë disa dokumente dypalëshe.

Marketing

Po ashtu do të organizohet edhe Forumi i Biznesit Mali i Zi – Maqedonia e Veriut, ku do të marrin pjesë kryeministrat, ministrat dhe biznesmenë nga të dy vendet.

Zaev do vazhdojë vizitën në Malin e Zi me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviç.

Marketing