Zaev dyshon se edhe ai është xhiruar në rastin “Reket”, dyshimet tek biznesmeni që e ka vizituar

Kryeministri Zoran Zaev ka shfaqur dyshime se edhe ai mund të jetë i inçizuar nga biznesmeni Orce Kamçev, në rastin kur ka denoncuar se është zhvatur dhe kushtëzuar nga shoumeni Boki13 në rastin “Reket”. Zaev në intervistën për “Fokus” theksoi se nuk përjashton mundësinë të ketë ndodhur kjo, dhe të jetë inçizuar ashtu siç ka ndodhur me personat e tjerë të përfshirë në këtë rast.

Marketing

“Nuk mund të them saktësisht se më ka inçizuar. Nëse ka inçizuar gjithëkund, është e mundur që e ka bërë edhe me mua.

Kur të hyni këtu tek unë, fillimisht dorëzoni telefonat, sipas procedurës që të kemi takime të lirshme”, theksoi Zaev, duke shtuar se ka njohuri se në kabinetin e tij kanë vendosur aparate që mund të identifikojnë pajisje për përgjim dhe inçizim. Ai tha se mund të jenë inçizuar edhe bisedat e tij me Kamçev.