Zaev e Cipras zyrtarisht kandidatë për Çmimin Nobel për Paqe

Kryeministri, Zoran Zaev dhe homologu i tij grek, Aleksis Cipras u nominuan zyrtarisht për Çmimin Nobel të Paqes për vitin 2019 për arritjen e Marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Nobelistja, Uided Bushamaui theksoi se ky nominim nuk nderon vetëm dy liderët, por edhe qytetarët e dy vendeve.

Ajo shtoi se marrëveshja është mesazh i fuqishëm se kur ka vullnet për dialog, gjithçka është e mundur.

Euro-deputeti nga radhët e Syrizas, Stelios Koullugllu tha se Cipras dhe Zaev meritojnë Çmimin Nobel, për shkak se marrëveshje që kanë arritur është shembull për zgjidhjen paqësore edhe të konflikteve të tjera në botë.