Kryeministri Zoran Zaev sot e ka demantuar deputetin e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski i cili në Tuiter shkroi se ministra të jashtëm të shtatë vendeve anëtare të BE-së kanë qenë kundër ndarjes së datës së negociatave për Maqedoninë nga ana e Unionit në takimin e djeshëm të Këshillit të jashtëm në Luksemburg.
“Për herë të parë dëgjoj se shtatë vende kanë qenë kundër fillimit të negociatave. Deri tani nuk kam të dhënë të tillë”, ka thënë Zaev.