Zaev e dënoi sulmin terrorist në Vjenë

Kryeministri Zoran Zaev e dënoi sulmin terrorist në Vjenë dhe i shprehu ngushëllimet e tij kancelarit austriak Sebastian Kurc për viktimat dhe familjet e tyre.

Marketing

“Lajme tronditëse po vijnë nga Vjena, në një kohë kur duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të ndërtojmë solidaritet. Unë i dënoj me forcë sulmet terroriste dhe të gjitha aktet e dhunës. Mendimet e mia janë me familjet dhe miqtë e viktimave, njerëzit e Vjenës dhe me mikun tim Sebastian Kurc,” shkroi Zaev në faqen e tij zyrtare në Tuiter.