Në një intervistë për FAC, kryeministri Zaev për herë të parë zbulon detajet rreth arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për arratisjen e të cilit ka spekulime të ndryshme në publik.Prokuroria nuk i konfirmon këto informacione. Zaev prë FAC tha se është në dijeni për trajektoren e lëvizjes së Gruevskit gjatë orëve kyçe të arratisjes së tij nag Maqedonia.
“Me ashensor ka zbritur në bodrum dhe pastaj është fshehur në bagazhin e makinës me të cilën është larguar nga vendi. Një makinë diplomatike hungareze e ka pritur në Shqipëri”, tha kryeministri Zaev për Frankfurt Algemajne Cajtung.
Teza për fshehjen në bagazhin e makinës tashmë është përfolur në publik, por nuk është konfirmuar nga Prokuroria. Për herë të parë, një funksionar i lartë politik del me qëndrime rreth ikjes së ish-kryeministri Gruevski dhe me atë se është arratisur me ndihmën e diplomatëve hungarezë.