Zaev e dorëzoi kandidaturën e tij për kryetar të LSDM-së

Sot e dorëzova kandidaturën time për kryetar të LSDM – Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, publikoi Zoran Zaev, lider i kësaj partie dhe kryeministër në profilin e tij në Fejsbuk.

Marketing

“Para anëtarëve të partisë dal me Programin: Politika të reja – LSDM e para në ndryshimet! Kërkoj mbështetjen për një mandat të ri si kryetar, i zgjedhjeve të para të drejtpërdrejta brenda partisë që do të mbahen më 21 mars”, shkroi Zaev.

Shton në publikim se nëse e fiton besimin, me mandatin e tij të ri, e paralajmëron aksionin më të madh politik për ndryshimin e mënyrës së funksionimit dhe mentalitetit të partive politike në vendin tonë, duke filluar nga LSDM-ja.
“Politikë e re – Ofensivë pranverore për kthesë të re të veprimit politik të LSDM-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thekson Zaev në Fejsbuk.
Marketing