Zaev e konfirmon që përgjimet e Ahmetit ia ka dhënë të dënuarit Çaush

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp tha se regjistrimet e publikuara dje në të cilat dëgjohet zëri i tij, konfirmuan që edhe atëherë ishte i bindur që qytetarët do të mbështesin politikat demokratike dhe jo të regjimit informon TetovaSot.

Marketing

Bisedat dëshmojnë se unë kam qenë i bindur që qytetarët do të mbështesin politikat demokratike, jo ato të regjimit.

Kjo sepse organizatat qytetare janë shumë më afër politikave demokratike, nga të cilat unë u konsiderova lider, sesa me politikat e regjimit të Gruevskit dhe Mickoskit. Unë jam i vetëdijshëm që nuk ka forcë që mund të kontrollojë Organizatat qytetare.

Biseda konfirmon se bombat i janë dhënë SPS-së, dhe askund tjetër, pos në SPS. Ajo konfirmon që Çaush mund të ketë pasur kontakte me bombat si një shqiptar, por vetëm pasi atyre u është dhënë një përkthim në mënyrë që të mund të publikoheshin. Ju gjithashtu dëgjoni angazhimin tim të qartë për pastrimin e kriminelëve dhe krimit, tha Zaev.

Marketing