Sipas kryeministrit Zoran Zaev, partia “E majta” është fajtore se pse nuk u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ai shton se dy deputetët e kësaj partie kanë propozuar 750 amendamente në ndryshimet ligjore.
“Nuk e di se cila parti opozitare më akuzon, nuk e di fajtorin. E majta. Me 750 amendamente e bllokojnë ligjin”, tha Zaev.
Ai tha se është njoftuar nga kryetari i Kuvendit se nuk do të miratohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor për shkak të bllokimit dhe se në zgjedhjet lokale nuk do të ketë ndryshime në kodin zgjedhor.