Zaev: E pamundur që Mickovski të vije në pushtet dhe të anulojë Marrëveshjen e Prespes

“Po nëse Mickovski vjen në Qeveri, do ta anulojë Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë, por prandaj nuk do të vijë në pushtet dhe për këtë arsye është e pamundur”. Kështu është shprehur kryeministri Zoran Zaev, duke nënvizuar se nëse Mickoski deklarohet se do ta bëjë një gjë të tillë, duhet ta paralajmërojë opinionin për pasojat.
“Unë nuk dyshoj se VMRO-DPMNE nëse futet në Qeveri do ta anulojë marrëveshjen, do të bëjnë gjithçka që ta anulojnë marrëveshjen, por njëkohësisht duhet t’u tregojë me nder qytetarëve se kjo do të na kthejë prapa, jashtë prej BE-së dhe NATO-s, të mos flas se do të na grindin prapë me fqinjët, si do të ndikojë kjo te ekonomia, si do të ndikojë mbi të gjithë rajonit.. Nëse një kryeministër, kushdoqoftë, nuk e përdor emrin kushtetues të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet ta dijë se çfarë pason dhe ai edhe qytetarët, kjo nënkupton zemërim përmes një vetoje të re, do të jemi përsëri të bllokuar dhe përsëri do të presim 15 vite si kandidatë, duet të presim që përsëri të vjen dikush e t’i kthejë punën në normalitet”, ka deklaruar Zaev

Marketing