Ekziston vullnet nga Qeveria, ELEM dhe EVN që të fshijnë borxhet për energji elektrike me vlerë prej 110 milionë eurosh për 200.000 qytetarë dhe familje, rekomandoi kryeministri Zoran Zaev në tribunën “Ekonomi e fortë- mundësi për të gjithë”, në Ohër.
Ai thekoi se ka progres në negociatat me EVN dhe ELEM për fshirjen e borxheve për energji elektrike të bëra deri në vitin 2006 për 200.000 qytetarë dhe familje.
“Shqyrtuam situatë për borxhet e vjetra deri në vitin 2006 për 200.000 familje dhe qytetarë që janë bllokuar në labirinte të tilla të llogarive përmbaruese dhe të bllokuara. Këto ditë jemi në bisedime të thella, sot mundem lirisht të bëj me dije vullnetin, ndërsa kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje nga ana formale juridike do të njoftojmë publikisht”, tha Zaev në Tribunë.
Vullneti i Qeverisë për marrjen e këtyre veprimtarive, thekson, është vlerësuar dhe është konfirmuar nga ELEM si partner në prodhimin e energjisë dhe EVN-së si kompani private.
“Qëllimi është që të fshihet një borxh i qytetarëve prej 110 milionë eurosh. Kjo është një shumë e madhe parash dhe do të jetë një lehtësim i madh për qytetarët. Të gjitha masat të cilat i zbatojmë janë se si të mund të injektojmë para tek qytetarët”, theksoi Zaev.