Zaev: Falenderojmë Francën dhe Gjermaninë që i njohin sfidat që ndërmorëm

Kryeministri Zoran Zaev ka falënderuar Francën dhe Gjermaninë që i njohin dhe theksojnë sfidat që I kemi ndërmarr si kontribut kulminant për stabilitetin ballkanik dhe evropian.

Marketing

Kështu ka shkruar në rrjetet sociale kryeministri Zoran ZAev pas samitit joformal në Berlin me shtetet e Ballkanit perëndimor. Përgjegjësia dhe përkushtimi ynë nuk ndërpriten këtu sepse ideja evropijane për aleancë të diversiteteve kërkon përkujdes të vazhdueshëm për vete dhe të tjerët, thekson kryeministri Zaev.

Ndërsa Zëvendëskryeministri Bujar Osmani pas takimit me kancelaren gjermane Merkel ka shkruar: Fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut do të thotë sukses i Bashkimit Evropian në Ballkan, dhe në këtë rrugë kemi mbështetje të plotë nga ana e Gjermanisë.