Zaev falënderon ekipin bullgar që shpëtoi skiatorët maqedonas

Kryeministri Zoran Zaev falënderoi dhe vlerësoi ekipin bullgar që mori pjesë në shpëtimin e pesë skiatorëve maqedonas në Bansko të Bullgarisë.

Marketing

“Veprimi i shpejtë dhe profesional i Shërbimit të shpëtimit malor në Bansko të Republikën së Bullgarisë pengoi pasojat e padëshiruara për jetën dhe shëndetin e pesë skiatorëve nga Republika e Maqedonisë në skiqendrën Bansko,” shkroi Zaev në Facebook.

Sipas kryeministrit, ndërhyrja e anëtarëve të Shërbimit për shpëtimi është një përgjigje humane por edhe e miqësore të cilët rrezikuan jetët e tyre për mbrojtjen e shëndetit dhe shpëtimin e njerëzve në rrezik për jetë.

“Me këto fjalë, u dërgoj mirënjohje të sinqertë të gjithë pjesëtarëve të ekipit që morën pjesë në këtë operacion shpëtimi dhe njëkohësisht u jap mirënjohje për profesionalizmin dhe gatishmërinë për ndërhyrje të suksesshme, që duhet të jetë shembull për përkushtim”, shkruan Kryeministri Zaev.

Ndryshe, mbrëmë janë shpëtuar 5 shtetas të Maqedonisë në luginën Damjan në malet Pirinej të Bullgarisë, ndërsa në aksioni kanë marrë pjesë 9 veta nga shpëtimtarët. 5 skiatorët nga pakujdesia kanë humbur trasën rrugore duke mos i ndjekur shenjat e rrugës të lejuar për ski. Sinjalet për shpëtim janë drejtuar fillimisht deri te njësia për shpëtim e Banskos, ndërsa që të pestët janë në gjendje të mirë shëndetësore.